A do të ketë greva në shtator?

Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se do fillojë pa greva në arsim, të paktën kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari. Ai në intervistën 45/45 për KosovaPress, ka treguar nëse do të ketë greva në këtë vit shkollor, derisa ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të lejojë testimin e mësimdhënësve.

Jashari ka theksuar se nuk ka elemente se në shtator me fillim të vitit shkollor do ketë greva, por që sipas tij, SBASHK-u është duke e përcjellë gjendjen.

Jashari: Nuk ka elemente që flasin se në shtator mund të ketë greva

“Në komuna tjera nuk kemi elemente që flasin se shtatori mundë të fillojë me grevë por nuk i dihet, ne jemi nga afër duke përcjellësituatënnëse ka përkeqësimetësituatës shkelje të mëdha të të drejtave siç dinë edhe niveli komunal të bëjë, ne do të reagojmë me kohë. E frika e SBASHK-ut është se në momentin e shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, në momentin kur nuk kemi më Qeveri legjitime por Qeveri në shkuarje kam frikë se qeveritë lokale mund të tentojnë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë, këtë vakum të mungesës së institucioneve qëndrore për t’i realizuar gjithmonë kërkesat e tyre që shpesh janë kërkesa personale, ide personale dhe madje edhe interesa personale për t’ia bërë dikujt të padrejtë për ta hequr dikë e për ta prurë dikë që është i zëshëm në partitë e tyre të cilat po i udhëheqin komunat”, tha ai.

Sipas Jashari, greva në arsim dhe në gjithë sektoret në Kosovë mund të ketë vetëm nëse nuk zbatohet Ligji për Pagat i cili po pritet që të hyjë në zbatim nga muajin dhjetor.