Zëvendskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka dhënë përgjigjen përfundimtare nëse do të ketë mbyllje totale të sërishme në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Tahiri ka deklaruar se mbyllja e tërësishme e Kosovës nuk është e nevojshme në këtë fazë, raporton Lajme365.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një njoftimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Besnik Tahirit:
“Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vignilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.”