Peci thotë se Osmani do të bëhet president që më pas s’mund të jetë kryetare e një partie.

Kandidati e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë në “Debat Plus” se Vjosa Osmani ka një partneritet katërvjeçarë me LVV-në.

I pyetur nëse Vjosa do të kthehet në LDK pas dorëheqjes se Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së, Peci është përgjigjur:

“Ne bashkë me Vetëvendosjen kemi fituar rreth 60 deputetë. Tash për katër vite kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani presidente për pesë vitet e ardhshme”.

Peci ka thënë se pavarësisht se Mustafa dhe Kryesia e LDK-së kanë dhënë dorëheqje, kanë shumë anëtarë tjerë të LDK-së që do të pengonin reformat.

Ai ka thënë se nëse Osmanit i bëhet ftesë për t’u kthyer si kryetare e LDK-së ajo do të vendos vet.

“Në këtë moment unë mendoj se ajo duhet të jetë presidente pasi ka bërë një zotim”, deklaroi më tej Faton Peci./Telegrafi/