A e kaloi pragun NISMA-AKR-PD?

Partia e Fatmir Limajt është deklaruar pas përfundimit të numërimit të votave nga Diaspora.

Në një njfotim në “Facebook”, Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni kanë thënë se i kanë marr mbi 42 mijë vota të cilat kjo parti thotë se i kanë mundësuar ta kalojë pragun prej 5%, pa llogaritur kontingjentin e votave nga Serbia.

“Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohe dhe atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave”, thuhet në njoftimin e Nisma Socialdemokrate.

“Tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme!”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo parti ka paralajmëruar se do të shfrytëzoj mjetet ligjore për, sic thuhet në njoftim, mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.

“NISMA Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 06 tetorit 2019!”, thuhet në fund të njfotimit.

Sonte ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga Diaspora. Partia e Fatmir Limajt dhe koalicioni nuk kanë arritur të marrin më shumë se 187 vota nga 4 mijë e 551 sa ishin në total të numëruara. / Kallxo.com