A e mbështet PSD rrëzimin e Qeverisë?

Iniciativat e ndryshme për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës kanë marrë hov ditëve të fundit. Zërave për nevojën e rrëzimit të Qeverisë, krahas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje së fundi i është shtuar edhe partia tjetër opozitare, Partia Socialdemokrate.

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka shkruar se mirëpret paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës” është shprehur Ahmeti.