A është konfirmuar apo vetëm dorëzuar aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit e Veselit?

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Mirëpo, kjo aktakuzë nuk është konfirmuar ende nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake.

E njëjta është në proces të shqyrtimit.

“Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në njoftim.

LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit