A i ka 209 vota “Grupi Vela”?! Po negociojnë për marrëveshjen për kryetar të LDK- së dhe për kryeministër

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se Lutfi Haziri, Agim Veliu e Lutfi Zharku, të cilët para pak çastesh po zhvillonin në takim në një nga restaurantet e Kryeqytetit, përllogaritett që kanë 209 vota.

“Këta tre së bashku kanë 209 vota. Nuk dihet nëse kanë arritur marrëveshje, mirëpo propozimi është që Agim Veliu tê zgjedhet kryetar, derisa Lutfi Haziri kandidat për kryeministër dhe ta ketë pjesën më të madhe të Kryesisë”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkohë, asnjëri prej tyre nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet e redaksisë.

Para pak çastesh ishin në një takim Agim Veliu, Lutfi Haziri, Skender Hyseni dhe Lutfi Zharku.

Burime të GazetaBlic, bëjnë të ditura se takimi është duke u zhvilluar në restaurantin ‘Vela Fish’ në Veternik.

Gjatë ditë së sotme është mbajtur edhe mbledhja e Kryesisë së LDK-së, por që nga këtu nuk ka pasur ndonjê marrëveshje.

LDK të shtunën mban Kuvendin zgjedhor, kur pritet të zgjedhet kryetari i ri. /
Gazeta Blic