A i reaguan deputetët serbë pasi ngriti flamurin kuq e zi në Kuvend, flet Shaip Kamberi

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë që partia e tij nuk e ka mbështetur asnjëherë Ivica Daçiqin.

Kamberi deklaroi se për Daçiqin nuk kanë pasur votë as kur i njëjti u zgjodh kryeparlamentar, shkruan Gazeta Express.

“unë jam deklaruar se ne nuk kemi votë për t’i dhënë Ivica Daçiqit pasi që ai ka qenë pjesë e regjimit të Millosheviqit. Prandaj ne nuk kemi pasur votë për të”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Kamberi u deklarua edhe njëherë për ngritjen e flamurit kuq e zi në Kuvendin e Serbisë dhe për reagimet që mori pas përfundimit të seancës.

“Problemi ishte se a do të duhej që të mbahej më gjatë apo jo flamuri. Kërkesa ka qenë që të mbyllet seanca dhe të bëhet një skandal. Prandaj edhe e kam kufizuar mbajtjen e flamurit me fjalimin tim, që ta mbyllim seancën dhe të dalim si një Kuvend Demokratik. Jo të jemi korrekt jashtë sallës ku mbahen seancat nuk kam pasur ndonjë reagim përveç shtypit të verdhë serbë që sjell me urrejtje çdo fjalim timin, që më paraqesin si një person që nuk e respektojë shtetin”, ka deklaruare ai.

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Serbi foli edhe për raportet që ka me kolegët serb dhe për qëndrimet që kanë ata rreth statusit të Kosovës.

Kamberi pohoi se ka shumë prej tyre që mendojnë se Kosova është shtet sovran dhe se nuk i përket Serbisë, por që sipas tij nuk kanë peshë publike.

“Ka por mjeshtërisht gjithë ata që kanë një qëndrim të tillë nuk kanë peshë politike në Serbi. Ata nuk kanë përkrahje në popullin serb, dhe këtu është problem. Ne jemi partia e vetme që merr pjesë në zgjedhjet parlamentare nga viti 2007 e këtej. Është hera e parë që janë bashkuar pesë parti politike dhe I kemi tri deputetë”, ka thënë ai. /Express/