A ishte edhe djali i Soros në Samitin e Ohrit?

Në Samitin e Ohrit ka qenë i pranishëm edhe djali i filantropit të majtë George Soros, Aleksandër Soros. Mediat maqedonase që publikojë fotot dhe lajmin thonë se Soros pati një takim me Presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev. Sipas të njëjtave burime takimi me dyer të mbyllura është bërë në hotel “Unique” në Ohër.

Shtypi dhe publiku nuk u informuan për ardhjen e trashëgimtarit të rrjetit të pasurisë dhe aktivizmit politik të Soros. Ai mbërriti i shoqëruar nga 4 persona, përfshirë edhe Drejtoreshën strategjike të komunikimit për Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, Laura Silber.

Fondacioni Soros ishte një ndër faktorët kryesor që ndikuan në ‘Revolucionin e Ngjyrave’ që çoi në ardhjen në pushtet të Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2017. Sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që Soros të ketë takuar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili është gjithashtu i afërt me këtë fondacion.