A janë braktisur nga Komuna e Prizrenit banorët e fshatit Skoroboshtë e cila është nën karantinë?

Deputetja Duda Balje ka adresuar kritika në drejtim të Komunës së Prizrenit se ende nuk ka ofruar anjë ndihmë të vetme ndaj banorëve të fshatit Skorobishtë, e cila ndodhet në karantinë.

Balje ka deklaruar se që nga shpallja zonë karantinë e fshatit me shumicë boshnjake në Prizren, banorët nuk janë ndihmuar nga autoritetet komunale me pajisje mbrojtëse, si maska doreza dhe dezinfektues.

Deputetja Balje, e cila gjithashtu i përket komunitetit boshnjak, ka shtuar se maketet me produkte ushqimore janë zbrazur, sepse lëvizja e pronarëve për tu furnizuar është e pamundur dhe se ka mungesë të informacionit për mundësinë e marrjes së pensioneve dhe ndihmës sociale, përcjellë Lajme365.

Ajo ka lutur që Komuna e Prizrenit të ndërmerr masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të rezikuar.

“Ju lutemi që ndihmoni dhe ti gjeni zgjidhje për ti furnizuar me pajisjet e mjekësore të nevojshme për tu mbrojtur, në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe që do të paraqiste rrezik. Ne çdo ditë kërkojmë seriozitet nga banorët e këtij fshati, ndërsa sot po kërkojmë seriozitet nga ju, sepse vizita deri te pika kontrolluese e fshatit nuk jep rezultate!”, ka shkruar Balje. / Lajme365

Ky është postimi i plotë i Duda Baljes në gjuhën boshnjake:

Poštovani gradonačelniče Prizrena g. Mytaher Haskuka ,
Selo Skorobište je već par dana u karantinu , nakon evidentiranih slučajeva inficiranih COVIDOM 19 .
Meštanima niko od autoriteta do sada nije pomogao ,oskudevaju u sredstvima za zaštitu, maskama , rukavicama ,dezinfetivnim sredstvima.Marketi sa prehrambenim namirnicama sve su prazniji jer je sloboda kretanja njihovih vlasnika onemogućena.
U deficitu su informacija oko mogućnosti podizanja socijalne pomoci i penzija.
Juče smo dobili informaciju o novozaraženom slučaju.
Molim Vas u ime maštana i u moje lično ime da preduzmete sve potrebne mere kako bi Skorobištani period karantina proveli što bezbednije .Molim Vas , takođe, da ih snabdete potrebnim sredstvima za zaštitu kako se broj zaraženih ne bi širio, što je u ovom momentu najveća opasnost .
U toku svakog dana zahtevamo ozbiljnost građana u borbi protiv virusa ja sada zahtevam ozbiljnost od Vas , poseta do punkta ne daje konkretne rezultate !
Dr Duda Balje – SDU