A po i provokon Gazi kundërshtarët e tij, në prag të zgjedhjeve ?

Në inspektimin e punimeve të shetitores së Lumbardhit, që i ka bërë sot kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka publikuar disa fotografi duke u ekspozuar para një pankarte me mbishkrimin “Baba k’tu!”.
Pankarta me këtë mesazh implikon me reklamen e nje produkti konsumues, ndërsa përmbajtja e mesazhit dhe qëndrimi i Muhaxherit nga shumë kush duket se është pranuar si një mesazh provokues ndaj kundershtarëve të tij, në prag të zgjedhjeve lokale.