A u bastis sot Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Pejës?

Sot përderisa është raportuar se Njësia Speciale e Kosovës ka bastisur zyra të ministrisë së bujqësisë, në media është lakuar edhe emri i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Pejës, për çka këtë e ka demantuar drejtori i kësaj të fundit.

Gjatë bastisjes në fjalë, Policia ka sekuestruar 400 mijë euro të cilat dyshohen që janë marrë përmjet ryshfetit, po ashtu janë konfiskuar, vetura, kompjuter, lap- tope e telefona.
Kështu ka bërë të ditur, Lumezi përmes një konference për medie.

Në kuadër të informacionit të portalit “Infokus” kemi parë se është përmendur edhe drejtoria e Pejës, për çka gazetarët tonë kanë kontaktuar me Mehdi Mulaj nga Komuna e Pejës, i cili duke demantuar këtë informacion është shprehur i gatshëm për çdo përgjigjje ndaj çdo institucioni:”Kur të duan, le të urdhnojnë”.-ka shtuar ai.

Ndryshe, nga ky aksion në komuna të ndryshme, raportohet se janë arrestuar 12 persona, 10 nga ta kanë qenë zyrtarë dhe dy qytetarë të cilët kanë ndihmuar në kryerjen e veprave penal.