Cili është mesazhi i Kryeministrit Netanyahu për liderët e Kosovës

Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin. Pas tyre shihen edhe politikanë të tjerë.

Në këtë organizim është paraqitur edhe mesazhi i Kryeministrit Izraelit për liderët e Kosovës.

Ky është mesazhi i plotë: 

Të dashur miq,
Ju dërgoj përshëndetje të ngrohta për Rosh Hashanh (Vitin e Ri Hebraik) të gjithëve ju në Prishtinë.
Në këtë Vit të Ri, unë i shtrij dorën time të miqësisë popullit të Kosovës. Zhvillimet e fundit midis Izraelit dhe Kosovës mund të ndihmojnë si një parathënie e një erë të re që do të sjellë përfitime për të dy popujt. Unë jam i bindur që, ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se ne do ta shohim këtë realizim.
Unë e vlerësoj thellësisht përpjekjen e Komunitetit Hebre të Kosovë, për të na sjellë neve më afër. Shanah tova, Gëzuar Vitin e Ri, dhe le të regjistroheni ju në Librin e Jetës.
Sinqerisht,
Benjamin Netanyahu