AAK e VV nisin fushatën e saj në Pejë

Në qytetin e Pejës, me rastin e fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dy subjektet politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) dhe Lëvizja “Vetëvendosje” në Pejë do të nisin aktivitetet e tyre duke filluar nga qendra e qytetit.

Subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Pejë, me kandidatët e saj kanë bërë të ditur se e hapin sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë me homazhet që do ti fillojnë në ora 11:00, nga shtatorja e gjeneral Shkëlzen Haradinajt për të vazhduar tek përmendoret e Ahmet Gjikollit, Shpetim Bojkut, Jusuf Kelmendit e Muharrem Berishës tek Kajnaku, e më pas tek përmendorja e Ardian Krasniqit dhe tek ajo e patriotit Haxhi Zeka.

Menjëherë më pas, subjekti politik Lëvizja “Vetëvendosje” do t’i prezentojë kandidatët e saj në qendër të kqtij qyteti, me fillim nga ora 12:30, me ç’rast i pranishëm do të jenë edhe lideri i saj Albin Kurti së bashku me ushtruesën e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin.