AAK-PEJË:INSPEKTORATI DHE POLICIA TË TRAJTOJNË EDHE RASTIN E GAZMEND MUHAXHERIT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, pas rastit të publikimit videos së ahengut me muzikë në kohë pandemie, ku kishte marrë pjesë kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar ndaj mos reagimit të inspektoratit dhe policisë për të marrë masa lidhur me këtë rast.

Me anë të një komunikate, ata kanë kërkuar nga insitucionet përgjegjëse që edhe kryetari dhe vartësit e tij, të trajtohen njësojë me rastin e shkeljes së masave kundër panedmisë, sikurse po trajtohene dhe qytetarët.

“INSPEKTORATI I KOMUNËS DHE POLICIA TË MARRIN MASA EDHE NDAJ GAZMEND MUHAXHERIT

Është për keqardhje mosreagimi i Inspektoratit në Komunën e Pejës, si dhe Policisë së Kosovës, që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri dhe vartësve të tij, për thyerjen e masave të Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë, duke organizuar ahengje në kohën kur ato ndalohen, për të mirën qytetare.

Ne, Dega e AAK-së në Pejë, shprehim shqetësimin tonë së bashku me qytetarët, lidhur me këtë rast, andaj kërkojmë nga inspektorati i Komunës së Pejës dhe Policia, që të veprojnë drejtë dhe objektivisht për të gjithë njësojë, ashu siç po shqiptohen gjoba ndaj qytetarëve të papunë, bizneseve edhe ashtu të dëmtuara e të lëna anash nga Komuna e Pejës, të mirren masa ndaj thyerrjes së rregullave edhe nga Gazmend Muhaxherit dhe vartësve të tij, të cilët po sillen si mbretër ndaj qytetarëve të varfër.

Rregullat duhet të zbatohen njësojë për të gjithë, ndërsa kryetari dhe vartësit e tij nuk duhet të cilësohen si të paprekshëm!”- thuhet në komunikatë.