AAK-Pejë:Qeverija Haradinaj investoi rreth 27 milion euro në Komunën e Pejës

Investimet si aksi “Kiev – Zahaq”, “Autostrada e Dukagjinit” janë vetëm disa nga projektet, që sipas partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), në Pejë “balancuan diferencimin me vite që i është bërë qytetarëve të Pejës dhe kjo ndodhi vetëm në Qeverinë Haradinaj”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Pejë, me anë të një postimi në facebookun e saj, linkun e së cilës mund ta ndiqni më poshtë, thotë se në buxhetin e vitit 2021, vetëm 2 milion e 610 mijë euro është investimi i Qeverisë në Komunën e Pejës edhe pse Komuna dhe Kryeministri janë nga LDK-ja, e që sipas këtij subjekti të gjitha të dhënat e mësipërme mund të konstatohen në ëeb faqen e Ministrisë së Financave ku janë edhe tabelat e buxhetit për secilin vit, në vegzen: https://mf.rks-gov.net/

Gjeni reagimin në linkun e degës së AAK-së⤵️ https://www.facebook.com/aakpeja/posts/4895375360570002