Abazi: Isa Mustafa të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe fondin e 3%

Ish zëvendëskryministri Haki Abazi, ka thënë se Isa Mustafa ka njohuri për vrasjen e Ahmet Krasniqit, dhe prokutoria duhet ta marrë në pyetje.

“Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…”, ka shkruar Abazi në Facebook, përcjell Lajme365.

Tutje ai ka shkruar se drejtësia e Kosovës duhet të fillojë të veproj, pasi nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale të merret me këtë gjë.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…

Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj.

Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht./lajme365.com