Abazoviq merret në pyetje për 21 milionë eurot

Ka përfunduar hetimi për çështjen e ngritur pas pretendimeve të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, se atij iu ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar nga pushteti partinë e presidentit Milo Gjukanoviq.

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka përfunduar hetimin, duke marrë vendim që s’ka elemente për të nisur procedurat penale.

Në fund të nëntorit, biznesmeni Miodrag Daka Davidoviq ishte shprehur se ka informacione se dikush u përpoq ta “blinte” Abazoviqin duke i ofruar 21 milionë euro për të ndryshuar anën pas zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht.

Siç raporton “Vijesti”, ai kishte thënë se udhëheqësit të Lëvizjes “URA” iu afruan paratë nga një humanist i njohur.

Po ashtu Abazoviqi konfirmoi se i ishte ofruar shifra, por duke mos e bërë publike se nga kush. Madje ai u kishte thënë prokurorëve të bënin punën e tyre pa specifikuar nëse do të zbulonte emrin e personit për të cilin pretendon se i ka ofruar ryshfet. /Express/