Abdixhiku: Jo kryeministër, s’ka lajm të mirë në numrat e papunësisë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Haradinaj, i cili shifrat e papunësisë në vend nuk i lexon fare, por i ka postuar vetëm shifrat e punësimit.

Abdixhiku thotë se prej kur ka nisur punën qeveria PAN, në Kosovë janë 24 mijë vende pune më pak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të vitit 2017, ditën kur ju nisët punën në Qeverinë PAN, në Kosovë punonin plot 365 mijë qytetarë. Sot, pas dy viteve qeverisje PAN, sipas të njëjtës Agjenci, të punësuar janë vetëm 341 mijë kosovarë.

Pra plot 24,000 vende pune më pak për dy vjet qeverisje PAN. Dy vjet politika nepotike partiake e shpërdorim parashë pa masë japin veçse një përfundim; për çdo ditë të PAN-it në pushtet, nga 36 vende pune humben në ditë – secilën ditë, ka shkruar deputeti, Abdixhiku.