Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet, Kurti na çon në zgjedhje të reja

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e mbajtur, ka thënë se nëse nuk tërhiqet propozimi i ndryshimit për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryeministri Albin Kurti do e çojë vendin në zgjedhje.

Abdixhiku ka lënë të nënkuptohet se deputetët e LDK’së nuk do jenë pjesë e seancës për votimin e presidentit në Kuvendin e Kosovës nëse nuk hiqet dorë nga ky propozim.

” Ky ligj duhet të jetë pjesë e sistemore zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi ynë. Me veprimet e sotme kanë propozuar opozitën nga një proces reformimi, i cili duhet të ishte rezultat i bashkëpunimit me ta. Veprimet e sotme janë me qëllime të shantazhimit, të opozitës së vendit, ajo shumicë ka kuptuar se nuk mund të përballen me pandeminë dhe gjendjen ekonomike në vend. Sot Kurti u porpoq të shantazhojë me shkuarjen në zgjedhje”, deklaroi ai.

“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje’, deklaroi tutje ai.

Burime të T7 kanë bërë me dije se seanca e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahet nga ora 21:00. /Gazeta Express/