Ministri i Infrastrukturës është shprehur i lumtur se si Institucionet e Republikës së Kosovës gjatë kësaj jave ia kanë dalë me sukses të përballen me pandemin e coronavirusit.
Në një postim në rrjetin social Facebook ai e ka quajtur me fat Kosovën e cila falë organizimit institucional, dhe falë sjelljes kolektive të qytetarëve duke qendruar në shtëpi kanë ruajtur lakoren e sheshtë të kësaj pandemie, ka shkrur Abdixhiku.
”Sot njē javë e quajta “grafikon të shpresës”. Një javë më pas s’është veçse shpresë, është fakt. Fakt i mirë madje. Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë. E bëmë këtë falë organizimit të mirë institucional – por mbi të gjitha – falë sjelljes sonë kolektive. Sepse qëndruam në shtëpi për dy javë rresht. Ishim shembullorë si vend e si shtet”.
Abdixhiku i bënë thirrje qytetareve të rrijnë në shtepi, dhe të kenë edhe pak durim, e jo të veprojnë sikur këto tre ditët e fundit siç thotë ai, duke u mbushë rrugët me vetura dhe levizje të zakonta.