Abrashi kërkon rritje të mbështetjes për shkollat e sportit

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka kërkuar që të rritet mbështetja institucionale ndaj shkollave të sportit.

Abrashi, i cili njëherësh është edhe Kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka përmendur rastin e trasferimit të ish lojtarit të KF Lirisë në Fenerbahçe, me ç’rast klubi prizrenas raportohet se do të fitojë 300 mijë euro.

“Ne duhet t’i japim rast femijeve tane duke i krijuar mundesi ta zhvillojne talentin dhe pasionin e tyre. Sepse perpos krenarise, kjo gje po na kthehet edhe si lerverdi. Kot nuk eshte thene, çka mbjelle edhe korr”, ka shrkuar Abrashi në profilin e tij në rrjete sociale.

Komuna e Prizrenit nën mandatin e Kryetarit Mytaher Haskuka ka vazhduar praktikën e filluar nga ish Kryetari Ramadan Muja për financimin me shuma të mëdha të klubeve sportive të Prizrenit. Zyra Kombëtare e Auditimit në disa raste kishte dhënë vërejtje ndaj Komunës së Prizrenit për shkelje të ndryshme ligjore dhe procedurale në këtë proces.