Adelina Grainca e PDK-së ka votuar në raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit

Pas raundit të parë të votimit, në sallën e Kuvendit ka hyrë deputetja e PDK-së, Adelina Grainca.

Ajo është parë në hollin e sallës së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dhe ka votuar në raundin e dytë.

Ndërkaq, lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Ndërkaq, PDK, dje kishte bojkotuar seancën, duke thënë se nuk do të marrin pjesë në votimin e Osmanit presidente, e as nuk do të ia bëjnë korumin e nevojshëm.

Presidenti i Kosovës nuk ka arritur të zgjidhet në raundin e parë të votimit, pasi asnjëri nga dy kandidatët nuk arriti të marrë 80 votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërkaq kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë dhe të pavlefshme ishin 12 vota.

Tani kuvendi procedon në rrethin e dytë të votimeve, ku po ashtu kërkohen së paku 80 vota për zgjedhjen e presidentit.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.

Ndryshe, me votën Adelina Graincës janë bërë 82 vota në raundin e dytë. /Telegrafi.