Aeroplanë luftarak të Turqisë futen në Siri?

Burime të ndryshme të informimit në rrjete sociale njoftojnë për futjen e aeruplanëve luftarak të Turqisë në brendi të territorit të Sirisë.

Raportohet se aeroplanët luftarak turk janë duke fluturuar në hapësirën ajrore në afërsi të qytetit Idlib të Sirisë, ku gjatë ditës u vra një ushtari turk në një pikë kontrolli të Ushtrisë Turke si pasojë e sulmit të forcave të regjimit sirian. Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se edhe aeroplanë luftarak të Ushtrisë së Sirisë janë duke fluturuar në zonë.

Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se është sulmuar edhe një helikopter i Ushtrisë Turke i cili ishte futur në territorin e Sirisë për të evakuar ushtarët e sulmuar në pikën e kontrollit të Ushtrisë Turke në Idlib.

Njoftimet jozyrtare gjithashtu njoftojnë për fillimin e kundërpërgjigjes së artilerisë së Ushtrisë Turke ndaj caqeve të Ushtrisë së Sirisë pas vrasjes së ushtarit turk.