Aeroplanë luftarakë të Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe shihen mbi Libi

Në hapësirën ajrore të Libisë janë parë aeroplanë luftarakë të Egjiptit dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ende nuk ka raportime për sulme eventuale ajrore aeroplanëve të forcave ajrore egjiptiane dhe të EBA-s.

Mediat perëndimore bëjnë të ditur se Egjipti dhe EBA kanë dërguar forcat e tyre ajrore si kundërpërgjigje ndaj rolit në rritje të Turqisë në luftën civile në Libi.

Presidenti i Egjiptit, Sisi, kishte paralajmëruar se do të ndërhyjë ushatarakisht në Libi nëse do të shkeleshin ‘vijat e kuqe’ të interesave të saj në këtë shtet.

Libia prej vitesh është duke u ballafaquar me luftë të ashpër civile.

Tags: , , , ,