Që nga regjistrimi i rasteve të para të COVID-19 në Kosovë e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësorë janë prekur nga ky infeksion, ndërsa 3 mjekë kanë humbur jetën.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook.

Hoti ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum masat mbrojtëse.

“Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë (13 mars 2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion (brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore).”

“Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë. Kujdes, mos u anko pastaj”, ka shkruar Hoti.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 555 të dyshuar me COVID-19, ku prej tyre 237 kanë rezultuar pozitiv.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK, përcjell Lajme365.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej ,753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,995′, thuhet në njoftim./lajme365.com