Afganistan – 11 policë mbetën të vrarë në sulmin e talibanëve

Në sulmet e talibanëve në provincën Belh në veri të Afganistanit janë vrarë 11 policë.

Zëdhënësi i Prefekturës së Belhit, Munir Ahmed Ferhad njoftoi se talibanët sulmuan qendrën e nënprefekturës Sor Tepe nga të katër anët.

Duke e bërë të ditur se 11 oficerë policie humbën jetën në sulm, zëdhënësi Ferhad tha që shumë policë u dërguan në rreth si përforcim.

Dëshmitarët okularë deklaruan se talibanët pas sulmit hynë në qendër të nënprefekturës.

Ndërkaq talibanët pretendojnë se në këtë sulm janë vrarë 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë, raporton TRT.