Afganistan: Shpërthen bomba e vendosur pranë rrugës, së paku 5 të vrarë

Së paku 5 persona kanë mbetur të vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur kur një bombë e vendosur pranë rrugës ka shpërthyer derisa po kalonte një veturë civile.

Shpërthimi ka ndodhur në Provincën Vardak të Afganistanit.

Autoritetet afgane kanë bërë të ditur se në veturë kanë qenë duke udhëtuar një familje të cilët kanë nga kryeqytetit afgan, Kabull, në drejtim të Provincës Ghazni.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër autorësinë e këtij sulmi.