Afro 6 muaj Reparti i Syve në Spitalin e Gjakovës i mbyllur, s’ka mjekë

Që nga 15 marsi i këtij viti Reparti i Syve në Spitalin e Gjakovës është mbyllur për shkak të mungesës së mjekëve. Që nga ajo kohë asnjë mjek nuk ka pranuar të shkojë në këtë repart për të punuar, shkruan gazeta “Zëri”.

Qe gati 6 muaj në Spitalin e Gjakovës nuk funksionon Reparti i Syve, kjo pasi që njëra nga mjeket që kishte punuar në këtë repart ka dalë para një viti në pension, ndërsa mjekja tjetër, për shkak të fluksit të madh të pacientëve dhe për shkak të moshës së vjetër, e kishte lënë punën. /Zëri/