Agim Bahtiri tregon arsyen përse iu bashkua Vetëvendosjes

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ka pasur oferta nga të gjitha partitë e tjera politike për t’iu bashkuar, por ai ka thënë se ka vendosur që t’ i bashkohet Vetëvendosjes, shkruan Sinjali.

Për veprimin e tij ai ka përmendur një arsyeje. Ka thënë se Kosova gjendet në fazën e dialogut me Serbinë, ku sipas tij Albin Kurti është njeriu më këmbëngulës, që territori i Kosovës të mos cenohet.

“Kam pas oferta prej të gjitha partive dhe me të gjitha i kam provuar por kam dashur ta bëjë një kthesë të fuqishme, për shkak se mendojë që populli kosovarë duhet t’i jap të drejtën edhe këtij që ta udhëheq vendin”

“Duke e ditur që është dialogu dhe kjo çështje është e prekur edhe Mitrovica mendoj që është më këmbëngulësi për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës”, ka deklaruar ai në T7.

Bahtiri ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kushtëzim që i është bashkuar VV-së, por sipas tij qytetarët e Kosovës duhet ta provojnë Albin Kurtin.

“Nuk jam njeri që kushtëzoi liderët për poste politike dhe mendoj që njeriu më i duhuri për Kosovën është Albin Kurti dhe i ftoj të gjithë njerëzit që ta provojmë Kurtin në ekzekutiv dhe ta shohim punën e tij”, ka deklaruar Bahtiri.