Agim Veliu e pranon humbjen e LDK-së në Podujevë

Nënkryetari i LDK’së, kryetari i Podujevës për disa mandate, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij i ka humbur zgjedhjet.

“Ne i kemi humbur këto zgjedhje, ky është vendimi i sovranit”, ka thënë Veliu, raporton Gazeta Express.

Këto i ka thënë në një konferencë të përbashkët me kandidatin e LDK’së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin.

Veliu ka thënë se LDK’ja do të rikthehet në krye të Podujevës dhe se partia e tij do të fitojë secilat zgjedhje në të ardhmen.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se qytetarët do të binden se LVV’ja nuk di të qeverisë, por di vetëm të bëjë propagandë. /Express/