Agim Veliu i pakontestueshëm në bastionin e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar sot zgjedhjet në degën e saj në Podujevë, me ç’rast delegatët kanë zgjedhur për një mandat të ri kryetarin e deritashëm të kësaj dege, Agim Veliun.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK, thuhet se gjatë gjithë procesit zgjedhor ka pasur interesim shumë të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë për përfshirje në proceset dhe aktivitetet e LDK-së, veçanërisht duke u karakterizuar me përfshierje të shumë të rinjve.

Kryetari i Degës së Podujevës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj të gjithë aktivistëve që siguruan gjithëpërfshirje dhe mbarëvajtje në këtë proces.

Dega në Podujevë mbetet bastion i LDK-së dhe ky proces demokratik rikonfirmon fuqinë e LDK-së për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme që do ta nxjerrin LDK-në partinë më të madhe në vend.