Agim Veliu me përgjigje të prerë: Jo, nuk e votoj Vjosa Osmanin presidente

Pas dështimit për ta siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pauzë 30 minutshe.

Teksa po dilin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin?

Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!

Përveç Veliut, është provuar të pyetet edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, i cili gjithashtu në raundin e parë nuk ka marrë pjesë në votim, por edhe ky vetëm ka ecur duke e injoruar pyetjen e gazetarëve.

Pas pak Kuvendi i Kosovës do të informojë për vazhdimin ose jo të kësaj seance.