Agim Veliu sulmon njeriun e dytë pas Kryeministrit Kurti: Na je lutur të anëtarsohesh në LDK

Ish – Ministri i punëve të brendshme dhe zëvendës kryetari i LDK-së Agim Veliu, ka reaguar ndaj debatit në largësi që po zhvillohet ndërmjet Haki Abazit zëvendëskryeminitër në detyrë dhe Avdullah Hotit ish zëvendëskryeministër dhe anëtart i kryesisë së LDK-së.

Agim Veliu që u shkarua nga pozita e ministirt nga Albin Kurti, ishte ” arsyeja ” që LDK  dërgoi miconin e mosbesimit ndaj QEverisë Kurti, që në fund rezultoi me shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Agim Veliu ka thënë se Haki Abazi ka përgjëruar qi ti hapej dera e LDK-së dhe të anëtarsohej në këtë parti ” tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një endërr e pa realizuar e tij ” ka shkruar Veliu.

Veliu gjithashtu ka shtuar se Haki Abazi derisa drejtoente një fondacion kishte bërë përpjekje që të anëtarsohej në LDK, por Veliu thotë se asnjëher nuk i ka ofruar një rast të tillë.

Ish – ministri Veliu ka shkuar edhe ë tutje duke i përmendur Haki Abazit edhe deklariemt e tij lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, ” Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.” vazhdon reagimin e tij Agim Veliu.

Në fund Agim Veliu e përfund reagimin e tij me një pyetje për Haki Abazin ” Argat i kujt je ti ? ” .

 

Ky është reagimi i olotë i Agim Veliut: 

Njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij.

Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëherë s’ia ofrova një rast të tillë.

Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.

Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti?

E dimë se ke bërë turr të marrësh bajrakun të dëshmohesh si më i devotshmi dhe më i zëshmi i ushtrisë propagandistike, por kjo nuk të jep të drejtë të bësh shpifje e fyerje. Përmbahu Haki!