Agjencioni i Punësimit tregon se ku duhet aplikuar për të përfituar nga pako emergjente?

Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se të gjithë punëkërkuesit që dëshirojnë të regjistrohen si të papunë përmes e-mail-it, formulain e aplikimit duhet ta dërgojnë në e-mail adresë të udhëheqësir të zyrës së punësimit, në komunën përkatëse ku punëkërkuesi jeton.

Por të gjithë ata që tashmë janë regjistruar përmes formës online ose kanë dërguar formularin në e-mail aresë, nuk kanë nevojë të dërgojnë përsëri formularin tek udhëheqësir e zyrave të punësimit.

Ky është njoftimi i plotë: 

Të gjithë punëkërkuesit që dëshirojnë të regjistrohen si të papunë përmes e-mail-it, formularin e aplikimit DUHET të dërgojnë në e-mail adresë të udhëheqësit të zyrës së punësimit, në komunën përkatëse ku punëkërkuesi jeton.

Lista e udhëheqësve të zyrave të punësimit së bashku me e-mail adresat e tyre është bashkëngjitur me ketë njoftim.

Vërejtje: Të gjithë punëkërkuesit që tashmë janë regjistruar përmes formës online ose kanë dërguar formularin në e-mail adresen: aprk.info@rks-gov.net, NUK kanë nevojë të dërgojnë përsëri formularin tek udhëheqësit e zyrave të punësimit.

No photo description available.