Pavarësisht thirrje nga Qeveria e Kosovës e institucioneve përkatëse që të mos ketë tubime e ahengje kosovarët kurrsesi nuk po ndalën.
E një aheng familjar i organizuar në fshatin Peqan të Suharekës gjatë ditës së djeshme u ndërpre nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, personat në fjalë nuk kanë respektuar rekomandimet e dhëna, si rrjedhojë ahengu është ndërprerë ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi/