Ahmeti deputetëve: E keni meritu karantinën minimum 14 ditore!

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas seancës së sotme ku Albin Kurti u shkarkua nga posti i kryeministrit të Kosovës.

“E keni meritu karantinën minimum 14 ditore! Jo për shkak të rrezikimit vetëm të shëndetit fizik por edhe atij mendor”, ka shkruar Ahmeti në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ai ka kritikuar deputetët dhe subjektet politike për mungesë uniteti në kohën kur Kosova po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Shpend Ahmeti ka bërë thirrje për organizim të zgjedhjeve pas pandemisë, nëse partitë nuk arrijnë të themelojnë një qeveri të unitetit nacional.

 

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

E di që është vështirë tash por duhet të bëhemi bashkë në këtë luftë e betejë. 14 ditët e ardhshme janë kritike edhe sipas ekspertëve.

Kosova ka njerëz që mund ta bëjnë më të mirën edhe në shëndetësi edhe ekonomi. Pas kësaj nate të vështirë, ju kisha lut për unitet. Kemi nevojë me punu bashkë të gjithë me e pas situaten në kontroll, qoftë edhe në kohë të shkurtë, sa ta kalojmë pandeminë.

Prishtinë, aman vazhdoni dhe #rriNshpi. E di që vështirë në këtë situatë por këtë krizë politike nuk bën ta shëndrrojmë në krizë edhe më të madhe shëndetësore. Ta ruajmë vetën, familjen dhe komunitetin.

#rriNshpi

P.S. Pas pandemisë, partitë duhet të kërkojnë rilegjitimim në zgjedhje, përvec në rast të qeverisë së gjërë për shkak të unitetit nacional të nevojshëm