Ahmeti: E provova edhe vetë testin antigjen të shpejtë COVID, mesatarisht 40 teste po dalin pozitive

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje rreth efikasitetit të testit antigjen të shpejtë Covid-19.

Përmes një statusi në Facebook ka thënë se e edhe ai vetë e ka provuar testin antigjen të shpejtë COVID që ka nisur Komuna para dhjetë ditëve.

Sipas tij, mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.

“Sot e provova vetë testin antigjen të shpejtë Covid që Komuna ka filluar para dhjetë ditëve. Rezultat pas 20 minutave me saktësi të lartë dhe i lehtë për tu administruar. Rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive”, ka shkruar Ahmeti./express