Ahmeti: Kundër Anglisë, vetëm 2 mijë bileta janë shitur online – tjerat janë marrë nga FFK-ja

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, zv.Sekretari aktual I Federatës së Futbollit të Kosovës Arianit Ahmeti, shpalosi një informatë ekskluzive lidhur me pretendimet e keqmenaxhimit të shpërndarjes e shitjes së biletave në ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton ‘Lajme365’.

Sipas Ahmetit, kompania e kontraktuar është e pafajshme në tërë këtë situatë dhe se në të gjitha ndeshjet pjesa më e madhe e biletave fare nuk plasohet për shitje përmes platformës online, pasi që ato merren e shpërndahen vetë nga FFK-ja, raporton ‘Lajme365’.

Këto prentendime, Arianit Ahmeti I deklaroi gjatë emisionit televiziv, ku për herë të parë foli qartësisht mbi pretendimet dhe nismën e tij për organizimin e Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit. / Lajme365 /