Ahmeti: VV po e lusin për koalicion partinë kryetarit të së cilës i thonin “Isë, Isë, argat i Serbisë”

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, është i ftuar sonte ka thënë se Vetëvendosje po i kërkon koalicion LDK’së, në kohën e së cilës burgosjet më të mëdha kanë qenë në kohën e Isa Mustafës kur ishte kryeministër.

Gjithashtu Vetëvendosje po e lut një person për koalicion kur një kohë i thoshin argat i Serbisë.

“Burgosjet më të mëdha të aktivistëve të VV-së kanë qenë në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër i Qeverisë”, ka thënë Ahmeti në T7.

Gjithashtu ai po ia kujton Vetëvendosjes se një kohë i thoshin Isa Mustafës argat i Serbisë.

“Vetëvendosje po e lut për koalicion një parti që një kohë kryetarit të saj i thoshin ‘Isë Isë argat i Serbisë’”, ka thënë kreu i Prishtinës.