Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti njofton se nuk do të jetë në listën zgjedhore të asnjë partie.

Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të kandidojë për deputete. Por ka theksuar se vota e saj do të jetë për kandidatët e PSD-së.

Postimi i plotë i Dërgutit:

Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së.
Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar.
Kësaj radhe po i bashkohem sovranit!
Ju falemnderit të gjithëve që më keni mbështetur!