Akademi solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Suharekës

Në Akademinë solemne me rastin e Ditës së Çlirimit dhe ditës së dëshmorëve – 13 Qershorit, kryetari i Komunës së Suharekës ,Bali Muharremaj, ndër të tjera ka thënë se:” Fal luftës së lavdishme dhe të shenjtë të UÇK-së, Theranda frymon e lirë dhe me dëshirë për zhvillimin dhe ndërtimin, duke mos e harruar dhe duke mos e harruar të kaluarën e shumë brezave që ndër vite i ndërtuan themelet dhe idealet për liri e shtet ndërtim”, ka thënë kryetari Muharremaj. Ndërsa komandanti i “Brigadës 123”, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Blerim Kuçi, luftën e UÇK-së e ka quajtur luftë të drejtë, çlirimtare dhe të shenjtë: “nuk ka tjetër emërtim të kësaj lufte, pos asaj të shenjtë”, ka thënë ai. Në emër të Bashkisë së Kavajës, ka përshëndetur me një fjalë rasti edhe nënkryetari i Bashkisë, Genci Gjylsheni, i cili ka shtuar se Kavaja i ka dhuruar njërin ndër bijtë e saj më të mirë Republikës së Kosovës, Indrit Carën, ushtar Kavajën. Edhe nënkryetari i Bashkisë së Permetit, qytet ku gjatë luftës janë strehuar shumë Suharekas, ka përshëndetur Akademinë solemne. Pjesë emocionuese ishte edhe fjalimi i drejtorit të Revistës prestigjioze gjermane “Stern”, i cili ka treguar se si e ka përjetuar vrasjën e reporterit gjerman, Gabriel Gryner, të një fotoreporteri dhe përkthyesit të kësaj Reviste. U lexua edhe telegrami i ardhur nga qyteti i Felbahut të Gjermanisë, me të cilin është e binjakëzuar Komuna e Suharekës, tash e disa vite. Gjatë Akademisë u interpretuan edhe disa pika muzikore, njofton faqja zyrtare e kësaj Komune.