Akil Gjakova në finale të Grand Prix-it të Budapestit

Akil Gjakova, kualifikohet në finale dhe siguron medaljen e argjendtë në Grand Prix-in e Budapestit.

Xhudisti ynë mposhti në gjysmëfinale ,Klikmatillokh Turaev, të Uzbekistanit me Ippon, kategoria -73 kg.

Në finale, Akili takohet me rusin, Gjeorgii Elbakiev.

Blloku final zhvillohet prej orës 17:00. I urojmë fat Akilit në luftën për medaljen e artë.