AKR-ja nuk do ta ketë problem kalimin e pragut zgjedhor

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik që vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi për dorëheqje i kryeministrit ishte i papritur për të dhe AKR-në.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se sa më parë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme që mos të mbesin të bllokuara projektet që e presin Kosovën.

Lluka ka bërë me dije se AKR-ja është e gatshme për zgjedhje të reja, duke theksuar se për këtë parti nuk do të jetë problem kalimi i pragut zgjedhor.

Sa i përket bashkëpunimit me parti politike, anëtari i kryesisë së AKR-së ka pohuar se nuk kanë vija të kuqe si parti.

Në këtë intervistë Lluka ka folur edhe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për gjendjen në Telekom dhe për ndërmarrjen “Trepça”.

/Epoka e re, link: https://www.epokaere.com/akr-ja-nuk-do-ta-kete-problem-kalimin-e-pragut-zgjedhor/