Aksident fatal në Autostradën ”Ibrahim Rugova”: 2 të vdekur, 4 të lënduar dhe 1 në gjendje të rëndë

Para pak minutash, ka ndodhur një aksident tragjik në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Peqan të Komunës së Suharekës.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka dalur në vendin e ngjarjes së këtij rasti fatal.

Postimi i plotë i Bali Muharremajt, në faqen e tij në Facebook:

” Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit.

Dy janë të vdekur, 4 të lënduar dhe një në gjendje të rëndë.

Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.

Jam në vendin e ngjarjes dhe të gjitha ekipet emergjente ndodhen këtu.”

/lajme365/