Aksident fatal / Përplaset nga makina, ndërron jetë 61-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Mësohet se shtetasi A.S, 56 vjeç, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar mjetin tip Benz aksidentoi shtetasin A.A, 61 vjeç, banues në Ura Vajgurore, i cili ndërroi jetë.

56-vjeçari ka rënë në prangat e policisë ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal./tch/