Aksident i rëndë në Ferizaj, katër të vdekur dhe një grua në gjendje të rëndë

Një aksident me fatalitet ndodhur këtë të diel në magjistralen Ferizaj-Shtime, si pasojë katër persona kanë vdekur. 

Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë katër persona teksa një grua është në gjendje të rëndë.

“Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intuarbuar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha Ymeri./Telegrafi