Aksident i rëndë në Gjakovë, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të rëndë në Bishtazhin të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar, komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Ai tha se deri të aksidenti ka ardhur pasi vetura e tipit Ford ka tejkaluar në vijë të plotë duke u përplasur me veturën Golf 7..

“Para 30 minutave ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Bistrazh, në vendin ku ka qenë e ndarë me vijën horizontale vija e plotë.

Deri të aksidenti ka ardhur gjersa automjeti Ford ka qenë duke qarkulluar në aksin Prizren-Gjakovë papritmas ka filluar tejkalimin në vendin e ndaluar, në vijë të plotë dhe është përplasur me automjetin Golf 7 i cili ka qenë duke lëvizur në shiritin e tij.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe 7 persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Njëra prej të lënduarve, shtatzëne është dërguar në QKUK për t’u trajtuar por e njëjta është jasht rrezikut për jetë”, tha ai.

Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.