Aksident i rëndë në Klinë, veturat përfshihen nga zjarri, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dollc të Klinës. Si pasojë e aksidentit, dy automjete janë përfshirë nga zjarri, shkruan Express

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Gashi.

Gashi ka deklaruar se ka persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i tyre.

“Ka persona të lënduar, por ende nuk dihet saktësisht sa persona të lënduar janë”, ka thënë Gashi./GazetaExpress/

Foto nga vendi i ngjarjes: