Aksident i rëndë trafiku në Pejë

Aksident i rënd trafiku sapo ka ndodhur tek stacioni trenit në qytetin e Pejëe, mes dy veturave, duke pasur për pasojë së paku dy persona të lënduar rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe ekipi mjekësorë, të cilët janë duke e ekzaminuar rastin.

Veturat e aksidentuara janë të tipit ML-Mercedes dhe Opel Corsa, ndërsa raportohet se së paku dy persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa ngjarja thuhet të ketë ndodhur derisa njëra prej veturave ishte duke u çasur në rrugë.

Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm për tretman.